Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani ka mbetur i palgosur me thikë, bashkë me një person tjetër, nipin e tij 21 vjeçar, me inicialet K.O.. Osmani është plagosur me thikë nga një tregtar ambulant, Algert Meta, pas një sherri të çastiti.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj plagosjeje të dyfishtë, por mësohet se autori u ka shkuar në shtëpi dhe i ka plagosur të dy.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori Algert Meta është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.





