Ministrja Ogerta Manastirliu ka vizituar në Spitalin e Traumës sekretaren e kryebashkiakut të Lushnjes, Ermira Qalliu e cila mbeti e plagosur pas atentatit të bërë në ambientet e bashkisë.

Manastirliu tha se Qalliu është jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në vëzhgim nga mjekët.

“Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore”, u shpreh ministrja.