Kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe i është vendosur sot lëndë plasëse në zyrë, paraprakisht dyshohet si granatë.

Dyshohet se ish-shoferi i kryetarit të bashkisë ka hyrë në zyrë dhe pas një konflikti verbal ka hedhur granatën.

Nga shpërthimi është plagosur vetë Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu.

 Tushe dhe Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.