Teksa na ndajnë edhe pak orë nga ndërrimi i viteve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë shqiptarët përmes një video mesazhi.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë një video që i dedikohet fëmijëve, ndërsa premton se ky 2020-a do të jetë për ta.
“Për Shqipërinë e 2020 që do të jetë më shumë e fëmijëve”, shkruan Rama.
Dje në një videomesazh, Rama teksa bëri një bilanc të 2019-s premtoi rindërtimin e të gjitha banesave dhe pallateve që u shembën gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.





