Përzgjidhet numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme. Mësohet se bëhet fjalë për Thoma Jano, i cili do të jetë në rolin e zëvendësit të kryeprokurorit Olsian Çela.

“Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash.”, tha Çela i pranishëm në procesin përzgjedhës. Ndërsa tha se gjatë këtij viti do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.

Thoma Jano është bërë pjesë e Prokurorisë pas vitit 1997, ku punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Gjatë kohës kur Faton Nano ishte kryeministrër, Jano është emëruar zv.ministër i Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve.

Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.