Mohamed Salah ka publikuar një foto të familjes së tij ku pozojnë para një peme të zbukuruar të Krishtlindjeve duke nxitur reagime të ndryshme.
Futbollisti egjiptian me bashkëshorten e tij të mbuluar dhe vajzën e tyre, kanë pozuar pikërisht ditën e Krishtlindjes dhe e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Fotografia është bërë menjëherë hit duke marrë afro katër milionë pëlqime deri më tani, si edhe komente të shumta për faktin që i respekton fetë dhe traditat e të tjerëve.
Por, nga ana tjetër, ka të tillë që e kritikojnë duke thënë se si një mysliman, ai i ka kaluar kufijtë. Ata e kanë marrë shembull Karim Benzeman, i cili ka zgjedhur të mos postojë asgjë dhe të mos flasë për Krishtlindjet.





