Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se rreth orës 13:00 të ditës së sotme është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE.

“Njoftojmë se sot rreth ores 13:00 është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE.

Falë manovimeve nga ana e OST u be e mundur rikthimi në punë të transformatorit dhe normalizimi i shpejtë i situatës me rrjetin elektrik.

Aktualisht kanë mbetur jashtë pune vetem dy fidera, të cilat furnizojnë:

Rrugët “Besa, “5 Maji”, “Rruga e Dibrës” zona prane Elektro-Mjekësores, tv brenda territorit të Kinostudios, qendra tregtare “Konkord”, “Siri Kodra”, “Papa Nikolla Papajani”, 2000 Apartamentet, “Osman Jonuzi, Korabi dhe rruga “Llazar Shapatimi”.