Granit Xhaka e konsideron të mbyllur aventurën me Arsenal për të nisur një të re sërish në Bundesligë me Hertha Berlin.
Është agjenti i lojtarit me origjinë shqiptare ai që ka pranuar se Xhaka ka arritur akordin ekonomik me drejtuesit e Hertha Berlin dhe për një gjë të tillë ka informuar drejtori sportiv të topçinjve, Edu dhe trajnerin Arteta.
Ai shpreson që Arsenali të mos e pengojë Xhakën të transferohet në ekipin e drejtuar nga Jurgen Klinsmann ndërsa oferta që pritet të bëjë Hertha është 25 milionë euro.





