Adivije Hoxha, kryetare e shoqatës së Para-Tetraplegjikëve në Durrës, nga salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, i ka bërë thirrje Këshillit të kthejë vëmendjen nga infrastruktura e nevojshme në institucionet publike për personat me aftësi të kufizuara.
“Po diskriminohemi, asnjë institucion nuk ofron mundësi për aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara. Unë mund të jem nesër një anëtare e Këshillit Bashkiak, por bashkia nuk ka asnjë mundësi për të lëvizur këta persona. Ne po diskriminohemi, sepse asnjë institucion në Durrës minimalisht nuk ka rampat për lëvizjen e personave me aftësi ndryshe”, tha Hoxha.
Kjo kategori e popullsisë jo vetëm që përballet me shumë vështirësi për të lëvizur, por vështirësitë më të mëdha ia krijojnë po pushtetarët me mungesën e infrastrukturës duke i izoluar në mungesë të rampave të nevojshme në rrugë.
K.H.





