Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, janë betuar sot në Kuvend.

Fillimisht është bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve, më pas betimi i tyre.

Gjithsej kanë qenë të pranishëm 120 deputetë në sallë, ndërkohë që 9 deputetë mungonin në seancë, deputetë që mund ta bëjnë betimin në seancën e radhës.

Ndërsa Glauk Konjufca, i propozuar nga Vetëvendosja është zgjedhur kryetar parlamenti me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenim.

Po kështu janë miratuar me 104 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim, tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, propozuar nga LVV, LDK dhe PDK. Përkatësisht Arberie Nagavci nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK.

U vu re se në seancën në fjalë, LVV mbante me vete edhe flamurin kombëtar shqiptar.