Skena dhune në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës.

Një përplasje e ashpër fizike ka ndodhur mes ministrit të brendshëm  të Republikës Serbe të Bosnjës, Dragan Lukac dhe deputetit të opozitës Drasko Stanivkovic.

Mes tyre kishte një debat, çka bëri që deputeti 26-vjeçar ti afrohej ministrit në foltore.  Ky i fundit i hodhi letrat në fytyrë, e goditi me shuplaka dhe pasi e thirri një “majmun”, i kërkoi që të kthehej në vendin e tij.

Seanca u ndërpre, ndërsa opozita kërkoi dorëheqjen e Dragan Lukacs.