Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare modelja Mama Cax, e cila ia doli të sjellë një frymë të re në botën e modelimit, madje duke hedhur poshtë çdo paragjykim që ekzistonte. Ajo e kaloi javën e kaluar në spital me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku, por nuk mbijetoi dot.
Mama Cax frymëzoi të gjithë me historinë e saj. Kur ishte adoleshente modelja vuajti nga kanceri. Ajo e fitoi betejën, por humbi njërën këmbë. E megjithatë ia doli të ishte një ndër emrat më të njohur në botën e modelimit.
Cax shkeli në pasarela të mëdha botërore si në Javën e Modës në New York duke marrë pjesë në sfilatat e Tommy Hilfiger dhe Savage x Fenty. Gjithashtu në vitin 2016 u cilësua nga Glamour, si një nga gratë e vitit.





