Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me atentatin me eksloziv që i është bërë prokurorit në Vlorë, Albert Kuliçit.
Në një postim në Facebook, Meta dënon me forcë sulmin dhe kërkon hetim dhe ndëshkim për autorët.
“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!”





