Modelja Mama Cax është ndarë papritur nga jeta në moshën 30 vjeçare. 30-vjeçarja fluturoi nga Londra në New York për të realizuar një fotosesion kur papritmas u sëmur.
Ajo e kaloi javën e kaluar në spital me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku, por nuk mbijetoi dot dhe u nda nga jeta më 16 dhjetor. Familja publikoi një foto të modeljes në Instagram duke njoftuar vdekjen e saj:
“Me dhimbje dhe trishtim të jashtëzakonshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të Cacsmy Brutus (Mama Cax). Si një e mbijetuar nga kanceri, ajo ishte mësuar të kalonte me sukses sfidat e jetës. Ajo luftoi shumë për të jetuar në ditët e fundit në tokë. Jemi të vetëdijshëm se kjo dhimbje do ndihet në gjithë botën dhe nuk do jetë e lehtë për askënd,”- shkoi familja e 30-vjeçares.





