Sot ambasada gjermane në Shqipëri ka informuar zyrtarisht qeverinë shqiptare se Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milionë eurove përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
“Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe eficensës së energjisë”, thuhet në një deklaratë të ambasadës.
Ndërkohë ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh se, “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitetin e jetës së përditshme”.





