Camille Schrier, biokimiste nga Virginia është shpallur fituese e Miss America 2020 pasi kreu një eksperiment shkencor live, duke thyer kështu të gjitha stereotipet e konkursit.
Asaj iu desh të mposhte 50 vajza për të marrë kurorën në finalen e së enjtes në Uncasville, Connecticut. Me bluzën e bardhë të laboratorit, studentja 24-vjeçare tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe publikut me demostrimin kimik në shfaqjen e talenteve.
Schrier fitoi një bursë prej 50,000 dollarë dhe një rol një-vjeçar si Miss America. 24-vjeçarja ka dy grada shkencore universitare dhe po studion një doktoraturë në farmaci në Universitetin e Commonwealth të Virginias.
Ajo tha se shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020”.





