Sot janë betuar para Presidentit Ilir Meta tetë anëtarë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Tetë prokurorët 

  1. Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
  2. Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  3. Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  4. Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  5. Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës
  6. Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  7. Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
  8. Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda