Ashtu siç pritej, Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme paketën Anti shpifje. I vetmi që ka abstenuar këtë ligj është socialisti Ditmir Bushati, nga të paktët nga maxhoranca që nuk u vu në rresht nga Rama.
Bushati edhe më herët ka shprehur rezerva për këtë ligj, ndërkohë që edhe sot në Parlament kundërshtoi ligjin.
Bushati kërkoi rregullime në “Paketën Anti shpifje”, që të mos cenohet liria e medias. Në funksion të këtyre rregullimeve ai ka kërkuar edhe shtyrje të votimit, planifikuar në rendin e sotëm të punimeve të Kuvendit.
“Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë, është në kundërshtim me KiE, që nuk e ka kërkuar këtë ligj”, tha Bushati.





