Turp juridik e cilëson vendimin e gjykatës për të akuzuarit e çështjes “Babale”, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani shkruan në Facebook, se po përdoret pushteti për të mbyllur gojën e kundërshtarëve politikë.

POSTIMI I PLOTË

Ai vendim i gjykatës që dënon dikë për kallëzim, pa bërë kallëzim është një turp juridik! Jo gjykatësi, por edhe një student i vitit të tretë juridik e di shumë mirë që ai vendim nuk shkon.

Njëkohësisht ky një sinjal i qartë rreziku që gjykata nuk është e pavarur dhe po përdoret nga pushteti për të mbyllur gojën kundërshtarëve politikë dhe denoncuesve të krimeve shtetërore.

Jam 100% i bindur se ai vendim është i goditshëm e rrëzueshëm dhe pa asnjë efekt. Por duhet vetëm normalitet gjyqësor.