Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin ditën e sotme për të akuzuarit në çështjen “Babale”.
Kështu, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burg, pasi akuzohet për kallëzim të rremë. Fredi Alizoti është dënuar me 2 vite burg ndërsa Albert Veliu 3 vjet 5 muaj burg.
Gazetari Jetmir Olldashi është dënuar për kallëzim të rremë me 6 muaj burg e cila do të konvertohet me 100 orë punë, pasi Gjykata pranoi kërkesën për pranimin e shërbimit të provës.
Prokuroria në pretencën e saj, kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Salianji, dënim që konvertohet në 3 vite shërbim prove sa i takon akuzave për çështjen “Babalja”, ku vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj u fajësua për trafik droge.





