Një palë syze të John Lennon janë shitur në ankand nga shtëpia Sotheby’s për 137.500 stërlinash, rreth 165 mijë euro.

Indipendent shkruan se shitja është bërë të premten e shkuar në Londër.

Emri i blerësit nuk bëhet i ditur, por shitësi ka qenë ish shoferi i Beatles, Alan Herring, që në një letër bashkangjitur syzeve shpjegon si ka mundur të ketë në posedim syzet.

Lennon, shkruan Herring, i kishte lënë syzet e tij në sediljen e pasme të makinës të Ringo Starr në verën e 1968. “Unë mora John me Ringo dhe George me Mercedesin e Ringo dhe i çova djemtë në zyrë”, thuhet në letër.

“Kur John zbriti nga makina dallova që kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe një xham dhe një bisht i kishin rënë-vazhdon Herring. “I kërkova John nëse donte mund t’ja çoja për t’ i rregulluar syzet, ndërsa ai u përgjigj: “Mos u shqetëso, janë vetëm për pamjen!…”