Vitamina K luan një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme në organizmin e njeriut. Kjo vitaminë nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë, pasi ndikon në mënyrë direkte në mbrojtje të kockave. Vitamina K është një vitaminë e tretshme në yndyra dhe është e mirë për mpiksjen e gjakut dhe mbron shëndetin e zemrës kockat dhe sistemin imunitar.

Janë dy forma të ndryshme të kësaj vitamine: Vitamina K1 që gjendet tek perimet dhe gjethet jeshile si spinaqi, brokoli dhe vitamina K2 që gjendet tek mishi, vezët, produktet e qumështit dhe ushqimet e fermentuara si djathi dhe kosi. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se sasitë e përshtatshme të vitaminës K janë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve të zemrës kockave dhe diabetit.

Vitamina K2 në mbrojtje të zemrës

Vitamina K2 ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve që është një faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe infarktit. Studimet kanë treguar se vitamina K2 e mban kalciumin larg enëve të gjakut ku dëmi është më i madh. Sipas tyre, vitamina K2 duke ndërvepruar me vitaminën D parandalon kalcifikimin e arterieve koronare dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Vitamina K2 parandalon osteoporozën

Mënyra më e mirë për të pasur kocka të shëndetshme është të ushqehemi me produkte të freskëta dhe të papërpunuara që maksimizojnë përthithjen e mineraleve natyrale. Vitamina K2 është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për përmirësimin e dendësisë së kockave. Ajo shërben si ngjitës biologjik që bashkon kalciumin dhe mineralet e tjera të rëndësishme në përbërjen e kockave. Deri më tani janë regjistruar shumë studime të rëndësishme shkencore, pa efektet mbrojtëse të vitaminës K2 kundër osteoporozës. Nëse nuk mjaftojnë këto arsye për konsumimin e vitaminës K2, atëherë mendoni për optimizmin e funksioneve të zemrës dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Këto procese kërkojnë shumë energji por edhe qarkullim gjaku fleksibël.

Kush ka nevojë për vitaminë K

Nëse dikush në familjen tuaj është prekur nga osteoporoza ose sëmundjet e zemrës, atëherë duhet të përfshini vitaminën K në ushqimet tuaja. Duhet të konsumoni më shumë se gjysmë kilogrami barishte të gjelbra si spinaqi në ditë që të mund të përftoni këtë vitaminë. Mos harroni që përveç vlerave kaq të rëndësishme, nëse tashmë vuani nga sëmundjet e zemrës, vitamina K do t’ju vijë në ndihmë kundër kalcifikimit të enëve të gjakut. nëse konsumoni mjaftueshëm barishte dhe zarzavate, atëherë duhet të merrni më shumë vitaminë K. Pamjaftueshmëria e kësaj vitamine mund të shkaktohet edhe nga: ushqyerja e keqe, koliti, sëmundjet e mëlçisë që ndërhyjnë kundër akumulimit të vitaminës, antibiotikët, ilaçet kundër kolesterolit, aspirina dhe problem të tjera që ndërhyjnë në përthithjen natyrale të ushqyesve.