Karlos Tevez ka arritur të fitojë trofe të shumtë në çdo klub ku ka luajtur dhe së fundmi në Europë ishte pjesë e Juventusit para se të shkonte kampionatin argjentinas duke firmosur me Boka Zhuniors.

Aventura e tij me Bokën zgjati vetëm një vit pasi u largua në drejtim të Kinës për shkak të një kontrate faraonike që iu ofrua. Kjo kontratë që e bënte Tevezin futbollistin më të paguar në botë, nuk mund të refuzohej nga argjentinasi megjithatë tashmë është penduar.

Në një intervistë për mediat argjentinase, ai shprehet se ishte zgjedhja më e gabuar që ka bërë ndonjëherë duke shtuar se ishte penduar që në ditën e parë.

“Bëra zgjedhjen më të tmerrshme në karrierën time. U pendova që ditën e parë pas largimit dhe sfidova veten si idhulli i tifozëve. Nuk dua më të luaj në asnjë klub tjetër në Argjentinë edhe pse kam pasur shumë oferta dhe propozime. Dua të qëndroj vetëm te Boka”, u shpreh Tevez.