Sapo Sanna Marin, kryeministrja më e re në botë mori detyrën në Finlandë, hodhi idenë e të punuarit vetëm 4 ditë në javë, me nga gjashtë orë pune në ditë.
“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me aspekte të tjera të jetës, sikurse është kultura dhe argëtimi”, tha ajo.
Marin shpreson që propozimi i saj të bëhet shpejt realitet, sidomos tani që ajo mori drejtimin e vendit.





