Teuta nuk ka bërë lëvizje vetëm në pankinë, por edhe në stafin drejtues. Artan Shyti është emëruar Drejtor i Përgjithshëm në klubin durrsak, duke qenë se e njeh mirë ambientin në klubin e Teutës.

Kujtojmë që Shyti ka qenë edhe më parë pjesë e durrsakëve, por edhe gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë afër ekipit. Ai është prezantuar para skuadrës, bashkë edhe me trajnerin Edi Martini dhe në prani të zv.presidentit Adrian Bardhi. Para trajnerit të ri dhe djemve, Shyti ka pohuar:

“Teuta si klub një nga ato pak lëvizje që bën me shumë dhembje është ndryshimi i trajnerëve kur rezultate nuk janë ato që duhet të jenë. Natyrisht që ne e vlerësojmë maksimalisht edhe punën që ka bërë Bledi Shkëmbi, mjaft pozitive apo dhe tuajën si skuadër dhe lojtarë në veçanti. Ambiciet e klubit janë për më tepër, për të qenë më lartë dhe me synime të qarta.”