Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpërndarë postimin e Komisioneres së Lartë të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, e cila i bëri sot thirrje Kuvendit të rishikojë projektligjet për paketën antishpifje.

Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria nuk ka ka nevojë për rekorde të tjera negative. Më tej, Ilir Meta, kritikon ashpër nismën e mazhorancës për “antishpifjen”, ku i bën të ditur se pa media të lirë, rruga europiane e vendit do shndërrohet në mision të pamundur.

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, shkruan Meta.