Në një postim në Facebook, anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka rënditur 5 arsye që hedhin poshtë projektligjin për mediat të propozuar nga qeveria, i quajtur “Anti-shpifje”.

POSTIMI I PLOTË

Te gjitha shpifjet e “Ligjit Antishpifje”

1. Pretendon se ka per qellim mbrojtjen e dinjitetit te njeriut, por ne thelb shkel ate sa kohe haptazi perdhos te drejten themelore te shprehjes nepermjet gjobave qe aplikohen per mediat ne kete rast.

2. Pretendon se lufton “Fake News” por nuk detyron minimalisht portalet te regjistrohen si e vetmja menyre qe te demtuarit te mund te ndjekin procesin civil per demin e shkaktuar, sic e parashikon legjislacioni ekzistues.

3. Pretendon se kufizimi i te drejtes se shprehjes behet ne menyre propocionale, por aplikon gjoba dhe heqje te licenses edhe pasi media ka publikuar kunderpergjigjen dhe pergenjeshtrimin per rastin.

4. Pretendon se gjykimin per mediat do ta beje nje organ i pavarur si AMA, kur dihet boterisht qe ky institucion eshte thellesisht i kapur dhe i politizuar sepse perbehet nga propozime ekskluzive te Edi Rames dhe Lulzim Bashes.

5. Pretendon se ky ligj do te rregulloje kaosin ne tregun mediatik, ne nje kohe qe kunder ketij ligji jane shprehur ne bllok te gjithe gazetaret dhe mediat ne vend, pavarsisht linjes se tyre editoriale, qofshin ato me afer maxhorances apo opozites.