Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi qindra banesa dhe la të vdekur 51 persona, por përtej tragjedisë duket se ka ndryshuar dhe mënyrat e ‘marketimit’ të shtëpive që nxirren në shitje.

I tillë është edhe rasti i mëposhtëm, i cili po bën xhiron e rrjetit. Pronari i tij, në njoftimin e shitjes, thekson se apartamenti nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga lëkundjet e tokës.

Kujtojmë se përtej traumës psikike që ka shkaktuar tërmeti, edhe tregu imobiliar ka pësuar ‘lëvizje’ të dukshme, ku në Durrës për shembull çmimi i banesave me qira ka njohur rritje për shkak të kërkesës së shtuar të qytetarëve.