Nga lëkundja sizmike shkatërrimtare e 26 nëntorit përveç dëmtimeve në banesa dhe biznese, të dëmtuara mbetën edhe institucionet arsimore.
Në Durrës, shkolla “Neim Babameto” u shemb, ndërsa në shumë të tjera nxënësit nuk po e zhvillojnë procesin mësimor në shkollat respektive, por në shkollat pritëse. Situata është e njëjtë edhe për disa kopshte apo çerdhe.
Kreu i departamentit për Pushtetin Vendor në PD-në e Durrësit, Petro Vokopola, ngre shqetësimin se nga dita e tërmetit dhe deri më sot, kopshti “1 qershori” nuk hap dyert për fëmijët, pasi ende godina nuk është kolauduar.
Sipas Vokopolës, prindërit e fëmijëve janë të indinjuar, pasi pushteti lokal duhet të jetë më i pranishëm dhe pikë së pari duhet të kishte përfunduar kolaudimin e institucioneve arsimore.
“Prindërit duhet të bredhin bashkë me fëmijët e vegjël nëpër zyrat e shtetit për të marrë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në një kohë kur të vegjlit kanë nevojë të luajnë me njeri-tjetrin për të lënë pas traumën e post lëkundjes së fortë sizmike”- nënvizon Vokopola.
“Ringritja dhe energjia i nje qytetit eshte e padiskutueshme qe vjen nga te rijnte. Eshte shume e rendesishme qe femijet te luajne me njeri tjetrin e te largohen sadopak nga drama qe kaluan dhe aq me keq kur kalojne ditet duke qene prezente prane cdo hapi te prinderve te cilet bredhin neper zyrat e shtetit per problemet te pas temetit. Ne ket rast prinderit jane te idinjuar tek kjo pjese kur shkojne e cojne femijet ne godinat parashkollore, kopshte apo cerdhe si psh Kopshti 1 qershori, ku drejtuesit me te drejte nuk i marrin persiper, perderisa godina nuk eshte e kolauduar nga inxhinieret, ndersa keta te fundit i kane nenvleftesuar per t’i lene ne nje moment me te vonshem pa e vleresuar se sa e rendesishme eshte situata psikosociale te medhenjeve e te vegjelve! Ne kete moment kujdesi per femijet tane duhet te jete paresor ku pushteti lokal duhet te jete me prezent dhe duhet dije ta organizoje situaten duke percaktuar prioritetet sepse roli i tij ne kete raste eshte teper inekzistent!”,– shkruan Vokopola në një status në rrjete sociale.





