Klubi i Lionit po kalon një moment shumë të vështirë në kampionat dhe më shumë se rezultatet, problem janë sjelljet e tifozerisë dhe problemet që kanë me futbollistët.

Braziliani Marselo është ai që urrehet nga tifozeria e tij dhe pak ditë më parë, u hap një banderolë me imazhet e një gomari, duke iu referuar futbollistit. Kjo sjellje e tifozerisë, solli polemika dhe reagime aty ku futbollisti në fjalë i ofendoi duke iu treguar edhe gishtin e mesit.

Gjërat nuk kanë marrë fund në këtë pikë, duke qenë se mbrëmjen e djeshme është hapur një tjetër banderolë në fushë kundër futbollistit.

“Marselo, gishtin mbaje për gruan tënde”, ishte mesazhi i tifozerisë duke treguar edhe njëherë në këtë mënyrë se situata nuk ka zgjidhje dhe tashmë duhet të shihet se si do të veprohet mes tifozëve dhe mbrojtësit 32-vjeçar.