Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim për Kavalishencën, godinë e cila pësoi dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe për pasojë humbi jetën efektivi i policisë, Bajram Hajdarmataj.

Berisha shkruan në Facebook se fotoja e 22 shtatorit provon se vdekja e komisarit Hajdarmataj, është vrasje shtetërore.

“Kjo foto e 22 shtatorit provon se pse vdekja e komisarit Hajdarmetaj eshte vrasje e mirefillte shteterore nga Kupola mafioze e Konvaleshences dhe gjeneral Hashashi e Ardi Xhafa! Krim i shemtuar! Sb”