Bledi Shkëmbi u shkarkua nga drejtimi i Teutës, menjëherë pas humbjes me shifrat e thella 4-0 ndaj Kukësit.
Për këtë largim të teknikut korçar nga stoli i Teutës, ka shkruar edhe kapiteni i Teutës, Renato Arapi.
Ky i fundit ka postuar një foto me Shkëmbin në Facebook, të cilën e shoqëron me shkrimin:
“E kam shijuar futbollin që kemi luajtur bashkë, por e kam shijuar edhe kur të kisha si trajner. Vendosa që ta postoj foton “Bardh e Zi” për arsye se marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa “ngjyra” në mes. Të uroj suksese kudo të shkosh.”, shkruan Arapi.





