Në takimin me mediat, për paketën antishpifje të qeverisë, kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se me ardhjen e një maxhorance të re në pushtet, ky ligj do të anulohet. 

“Jam i gatshëm ta bëj një zotim solemn për anullimin e këtij akti apo çdo akti tjetër që cënon standardet europiane të shprehjes së lirë. Kërkesën për të hartuar së bashku një kuadër rregullues që do të hyjë në fuqi në javën e parë të qeverisjes nga opozita e bashkuar. Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo korruptimin e medias në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetarëve, listë e zezë e cila te ne nuk ekziston. Këto tre përkushtime i marr sot zyrtarisht përpara jush. Jemi të gatshëm t’i hedhim me gjithë shoqatat e medias. Nga dita e mërkurë mirëpres çdo formë bashkëpunimi me ekspertët tanë.” u shpreh Basha.