Pas pezullimit nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj u paraqit sot në Komisionin e Ekonomisë, ku tha se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë.
Pezullimin nga Banka e Shqipërisë, Malaj e quajti vendim “sulltanor” të aplikuar nga kryeministri Edi Rama ndërsa theksoi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.
“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komunist. Në provojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore.Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar. Na atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha mes tjerash Malaj.





