Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.
Lajmi.net shkruan se në vitin 2011Zharku u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Pas konfirmimit të dënimit, ai u largua nga Kosova duke i ikur kështu burgut. Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.
Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.





