Në Durrës nuk mund të flitet më për futboll. Situata është katastrofike, ndaj edhe stërvitja është pezulluar. Dje ishte e treta ditë që lojtarët nuk zbritën në fushë dhe në këtë gjendje, do të vazhdojë më gjatë.

Planet paraprake janë që kampionati të rifillojë nga e mërkura, por lojtarët janë shpërndarë. Askush nga “jabanxhinjtë” dhe të huajt nuk duket më në qytet. Të gjithë janë larguar për të shpëtuar. Por në të njëjtën kohë, kokën e kanë pas.

Ata këmbëngulin që edhe futbollistët durrsakë të largohen, ndaj nuk kanë ngurruar që t’i hapin dyert e shtëpive të tyre. Axhenda e javës së 14-të i rezervon një përballje me Skënderbeun, por duhet parë se çfarë do të ndodhë.