Interi është hedhur në sulm për të gjetur një lojtar me eksperiencë, në merkaton e janarit.
Dëmtimi i Sançezit, ka bërë që zikaltrit të kërkojnë një sulmues, për të përballuar sezonin.Olivier Zhiru është emri që dëgjohet më shumë nga mediat në Itali. Francezi i cili luan me Çelsin, nuk po gjen hapësira te londinezët, pasi Lampard preferon lojtarët e rinj.
Por, nga ana tjetër siç raportojnë mediat në Angli, Çelsi nuk dorëzohet shumë lehtë për lojtarin kampion bote dhe kërkon 7 milionë sterlina për të lejuar transferimin.
Interi nuk po ndjek vetëm rastin e kampionit të botës, pasi po monitoron dhe zgjedhje të tjera brenda kampionatit italian.





