Akademiku Artan Shyti, ish-drejtues i klubit te Teuta, ka folur për ecurinë e durrsakëve në këtë sezon. Ai deklaroi se skuadra duhej të ndryshonte në aspektin ofensiv.

“Teuta m’u duk më shumë insistuese, por është ekip që për të bërë 18 pikë ka bërë minimumin jetik të domosdoshëm nga golat. Një ekip që bën 8 gola, për mua është ekip i kompletuar përveç atyre që duhet ta çojnë në rrjetë topin. Këto më tepër që gjysmën e kanë bërë lojtarë që nuk janë tipi sulmues, është mbrojtje e mirë, vrapojnë goxha, por pjesa që duhet të shënojë nuk funksionon.

Si do të zgjidhet është problem i atyre që merren me këtë punë. Këto janë mesatare të çuditshme, shqetësuese. Për aq kohë sa sulmi nuk bën punën e tij, ju rroftë atyre të tjerëve që bëhen copë për të mbajtur portën e mesfushën. Duhet zgjidhur nga këta që janë apo ata që do të vijnë, por besoj që ka elementë cilësorë dhe ata të rinjtë që shohim si Kallaku. Kam përshtypjen që duhet ndërhyrë”, tha Shyti.