“Një pjesë e parë e një niveli shumë të lartë, por që i bashkëngjitet një mbrojtjeje në rënie në pjesën e dytë, si pjesa tjetër e Atalantës”.
Kjo është nota (6) që “Eurosport” ia ka vendosur Berat Gjimshitit për ndeshjen e tij kundër kampionëve të Italisë në Bergamo.
Analizë më e detajuar ajo e “Tuttomercatoweb”-it, që qendërmbrojtësit kuqezi i vendos një notë më të ulët, por thotë: “I rrezikshëm pas vetëm tri minutash, me një goditje me kokë nga një pozicion i shkëlqyer. Vuan në fazën mbrojtëse dhe Gonzalo Higuain i shkëputet pa shumë vështirësi në golin e 1-2. Kalohet me shumë lehtësi nga Paulo Dibala në golin e 1-3”.
Një notë pesë për Gjimshitin.





