Dje u luajtën ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe një sfidë interesante për Grupin A ishte edhe ajo mes Erzenit dhe Besëlidhjes që përfundoi me avantazhin e shijakasve, me rezultatin 1-0. Skuadrat hynë në dhomat e zhveshjes në fund të sfidës dhe pasi morën bazën materiale u larguan, por një problem u shfaq tek lezhjanët.
Mesfushorin serb Milan Gjorgjeviç e kishte zënë korenti dhe menjëherë është njoftuar autoambulanca që sapo kishte mbaruar ndeshja ishte larguar nga “Tofik Jashari”.
Milan Gjorgjeviçin e kishte zënë korrenti në dush dhe pasi mori ndihmën e parë dhe me urgjencë është nisur në spitalin e Shijakut.
Ka qenë një traumë për serbin por edhe në kampin lezhjan për atë që ndodhi, e cila mund të jetë edhe një pakujdesi nga amortizimet e stadiumeve apo dusheve.





