“Jemi të lumtur që u jemi afruar skuadrave kryesuese, por nuk jemi ende si Juventusi, Interi apo Napoli, që luftojnë për titullin”.

Xhanpiero Gasperini nuk kërkon të fluturojë me mendimet përpara sfidës me Juven, ndonëse duke qenë se i presin në Bergamo, pa dyshim që do të kërkohet edhe fitorja:

“Juventusi është i një kategorie tjetër, njësoj si Siti që përballuam në Champions dhe me të njëjtën frymë duhet të përgatisim ndeshjen. Bardhezinjtë pa Ronaldon?Ah… Sikur të na e huazonin neve…

Ata këdo që zgjedhin, e kanë në të njëjtin nivel me Ronaldon, por sikur të na e jepnin hua për një 90- minutësh, s’do të bënin keq, – thotë Gasperini, – që më pas pyetet edhe për Konten dhe shpërthejnë të qeshurat. – Antonio u jep këshilla seksi lojtarëve të tij? Ndërsa unë pres që të më japin ata mua ndonjë këshillë”.