Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, njofton se po vijon puna për përfundimin e projektit për furnizimin me ujë të qindra familjeve në njësinë administrative Katund i Ri, që prej 30 vitesh vuajnë këtë problematikë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Sako bën të ditur se “bashkë me miqtë tanë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) po punojmë që pas ndërtimit edhe të rrjetit kryesor dhe atij shpërndarës, të bëjmë lidhjen me matësa”.

“Ne mbajmë premtimet tona!”,- shkruan Sako në fund të postimit. 

Postimi i plotë i kryebashkiakes Sako: