Në Gjykatën e Apelit Vlorë u mbajt sot seanca e radhës për për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, vepra penale për të cilat është dënuar denuar me 4.5 vite heqje lirie.

Por seanca u shty me dy muaj, për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur që të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zviceriane.

Burimet thonë se i pranishëm në seancën me dyer të mbyllura ka qenë babai i Dritan Zaganit.

Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani, rreth 5 vjet më parë denoncoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me trafikun e drogës dhe grupin e Habilajve.