Vazhdojnë lëkundjet sizmike në vendit tonë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet 3.1 ballë në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sipas IGJEUM, lëkundja është regjistruar rreth orës 03:07, ndërsa nuk raportohet për dëme deri më tani.

Epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Aliko, 6 km në juglindje të Sarandës, thellësia 9 km.