Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 m të gjatë te Rrethi i Bardhë.
Ministrja thotë se ura do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale.
Ura do të mbarojë brenda 10 ditësh, ndërsa ministrja shton se banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd nuk do t'iu duhet të kacavirren për të kaluar lumin Shkumbin.





