Ka hyrë në Mesdhe tankeri “Epic Shikoku” me 8 mijë tonë gaz të lëngshëm, i cili është nisur më 14 nëntor 2019, ora 10:23 sipas orës vendore nga porti holandez Vlissingen, njoftojnë portalet ndërkombëtare të lundrimeve.
Parashikohet të mbërrijë në portin e karburanteve në Porto-Romano, më 23 nëntor 2019, ora 13:00. Anija-cisternë është ndërtuar në vitin 2016 në kantierin japonez Kyokuyo Shipbuildng & Iron Works – Shimonoseki.
Ka në tonazh prej mbi 8 300 tonë, kurse pesha vetjake plus ngarkesa arrin në rreth 9 mijë tonë, me gjatësi x gjerësi 119.98 m × 21 m. Tankeri i gazit të lëngshëm mban flamuri ne Singaporit, me pronësi dhe brokerim po nga Singapori: “Epic Pantheon International Gas Shipping”.
TH.M.





