Teksa në fushën e blertë po zhvillohej koreografia hapëse e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium”, në shkallët dhe tribunat e tij janë dëgjuar thirrje “Rama ik”.

Tifozët e kanë shënjestruar shpeshherë  kryeministrin si “ters”, ndaj dhe me sa duket kanë kërkuar që ai të largohet.

Kombëtarja e Shqipërisë po luan në këto momente kundër kombëtares franceze, ndërsa “Gjelat” kanë shënuar dy gola që në pjesë të parë.