30-vjeçarja nga Kavaja, Marsida Qatja, e cila u bë e njohur pas konfliktit me armë në banesën e saj, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ka treguar se fundi se është kthyer nga Gjermania, bashkë me djalin e vogël, ku ka takuar bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në një burg gjerman, pasi është dënuar për drogë.

Përmes një fotoje në rrjet, Marsida Qatja ka treguar për herë të parë fytyrën e bashkëshortit të saj, teksa shfaqen duke folur me kamera. Kujtojmë se Dritan Haxholli u vra nga Bledar Toçi në shtëpinë e Qatjas.

Mediat aluduan se mes viktimës dhe Marsidës kishte një histori dashurie, megjithatë në deklaratat e shumta ajo gjithnjë e mohonte këtë fakt, duke u shprehur se kishte një marrëdhënie të mirë me burrin e saj.