Për herë të parë, Durrësi do të ketë një strategji të mirëpërcaktuar të menaxhimit të mbetjeve. Bashkia Durrës ka marrë mbështetjen e Bankës Botërore për reduktimin e përdorimit të plastikës si dhe marrjen e masave për parandalimin e ndotjes në bregdet.
Nënkryetarja e Bashkisë Durrës, Etleva Kondi , mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Banka Boterore dhe Qendra e Zhvillimit dhe Mësimit Tokio, ku u vu theksi mbi marrjen e masave për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Si një nga bashkitë e përzgjedhura nga Banka Botërore, Durrësi ka tashmë edhe një draft-plan veprimi që do të mundësojë eliminimin e ndotjes dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më miqësor.
Plani i veprimit do të shqyrtohet nga Banka Botërore për mundësinë e përthithjes së projekteve dhe të investimeve.
Bashkia Durrës ka ndërmarrë një sërë nismash për eliminimin e ndotjes dhe ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra duke krijuar një mjedis më të pastër. Paralelisht, një punë e mirë është bërë edhe për monitorimin e ndojtjes përgjatë gjithë vijës bregdetare për të inkurajuar më tej zhvillimin e turizmit.





