Prej rreth një jave anijet e flotës së peshkimit në Durrës qëndrojnë të ankoruara për shkak të motit të keq.
Situata kritike e kësaj fillim jave nuk ka kaluar ende, megjithëse aktualisht moti i keq është përqendruar në brigjet e vendit fqinjë Itali dhe vetëm në fundjavë pritet të rukthehet në vendin tonë. Në det të hapur forca e detit arrin 6-7 ballë, ndërsa në gjirin e Durrësit nuk i kalon 4 ballë.
Drejtimi i erës është jug-lindje dhe në portet e vendit fqinjë pritet të shkaktojë vonesa në nisjen e trageteve. Kapitaneria e Durrësit ben të ditur se mund të regjistrohen vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari e Ankona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vijën bregdetare të Italisë.
Ndërsa përsa i përket nisjes së trageteve nga Durrësi nuk parashikohen problematika. Vetëm pas ditës së diel pritet përmirësim i kushteve atmoferike dhe rinisja e aktivitetit për flotën e peshkimit.





